Aksident në Komoran, një i vdekur dhe tre të lënduar
24 gusht 2024
| 11:56
Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar. Krejt kjo si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Komoran të Drenasit, ku u përfshin një veture dhe një kamion.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin” – ka treguar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për Express.