
Aksident në Lluzhan të Podujevës – lëndohen pesë persona
17 nëntor 2022
| 20:30
Si pasojë e një aksidenti në Lluzhan të Podujevës, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënëja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.