![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/IMG_7505.webp)
Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë
01 dhjetor 2024
| 22:05
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër Sllatinës.
Ende nuk dihet nëse e ka të lënduar, por raportohet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.