![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/aksi.jpg)
Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tetë persona bëhen për spital
03 janar 2021
| 12:33
Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:35, ndërsa shkaqet nuk dihen akoma.
“Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime dhe të gjithë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka konfirmuar policia.
Njësitet e trafikut po merren me trajtimin e rastit, ndërsa policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.