Aksident në mes të tri veturave në Fushë-Krujë, njëra dyshohet se është nga Kosova

24 korrik 2022 | 14:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku janë përfshirë tri automjete në një aksident zinxhiror dhe për pasojë janë lënduar 3 persona, njëri prej të cilëve në një gjendje më të rëndë.

Sipas raportimeve, njëra nga veturat dyshohet të jetë me targa nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45.

Paraprakisht është thënë se ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve, që drejtohej nga shtetasi me iniciale R.N. që ka shkaktuar aksidentin.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe normalizuar qarkullimin në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin E. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Top-Channel.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte…