Aksident në Mirushë të Malishevës, një person në gjendje kome dhe shtatë të tjerë të lënduar
23 dhjetor 2023
| 11:22
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Malishevë.
Policia njoftoi se njëri prej tyre në gjendje kome.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia e Kosovës.