
Aksident në Pejë, vdes çiklisti 27-vjeçar
17 tetor 2018
| 08:55
Një çiklist 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën ‘Papa Klimenti’ në Pejë.
Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Driton Rugova i cili tha se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet relevante dhe vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje.