Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
10 maj 2021
| 22:49
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:00,në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.