Aksident në Prizren, gjashtë persona të lënduar
22 janar 2021
| 10:06
Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prizren, njofton policia e Kosovës.
Lëndim trupor kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjere femra dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.