Aksident në Prizren, lëndohen dy persona

14 shkurt 2021 | 14:57

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prizren, një veturë është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës.

Fotografi nga vendi i ngjarjes i ka dërguar një lexues, teksa në afërsi janë parë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Ky aksident është konfirmuar edhe nga policia, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 13:40 jemi informuar për një aksident në rrugën Transit, në veturë kanë qenë tre persona, dy pasagjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në Sllatinë.…