Aksident në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital

17 maj 2024 | 16:04

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave sot në në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me zhvillimet në Strasburg ka reaguar edhe deputetja…