Aksident në rrugën “C” në Prishtinë, përfshihen 5 vetura dhe dy këmbësorë

14 maj 2023 | 23:34

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, saktësisht te rruga “C”.

Lajmi është konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se tre persona kanë pësuar lëndime. Por në aksident ishin të përfshirë pesë vetura.

”Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete (tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet në Turqi kanë përfunduar. Presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan,…