Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen tre persona
22 korrik 2019
| 17:54
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 15:05 është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56-të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kryer procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.