Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, një i vdekur e tre të lënduar
15 korrik 2018
| 11:26
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Gjilan, ku një preson ka humbur jetën, kurse tre të tjerë janë lënduar.
Aksidentin e ka konfirmuar për “Telegraf”-in zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Nexhat Xhokrri.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta të mëngjesit. Në këtë aksident një person ka humbur jetën, kurse edhe tre të tjerë janë të lënduar”, ka deklaruar ai.
Në aksidentin me fatalitet janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të Kosovës, kurse tjetra me targa të huaja.
Zëdhënësi ka thënë se shkaqet e aksidentin nuk dihen ende. “Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, ka thënë zëdhënësi Xhokrri.