
Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, vdes një grua
29 mars 2019
| 10:44
Një grua ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Partesh, konkretisht në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi për medie në policinë e Gjilanit.
Ai ka treguar se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë i cili po trajtohet në qendrën spitalore të këtij qyteti.