Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar
02 maj 2022
| 15:24
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Stanovc.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
Zaiti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.