
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar
17 janar 2023
| 11:09
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se aksidenti ka ndodhë rreth orës 09:00 ku kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti për teve1.info.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.