
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen dy persona
27 mars 2025
| 14:31
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.