![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/aq-2.jpg)
Aksident në rrugën Rahovec-Malishevë, lëndohen gjashtë persona
21 dhjetor 2020
| 20:54
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Rahovec-Malishevë ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë gjashtë persona janë lënduar, ku katër prej tyre janë me lëndime të rënda, ndërsa një grua me një foshnje 1 vjeçare me lëndime më të lehta”, ka thënë Gjurkaj.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku 17 prej tyre ishin me persona të lënduar.