Aksident në rrugën Rahovec-Xërxë, raportohet për një të vdekur
25 korrik 2022
| 14:46
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Xërxë.
Nga burime brenda Policisë së Kosovës, RahoPress mëson se si pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një fugon VW. Deri tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.