Aksident në Sarandë, ndërron jetë ish-kryetari i komunës Livadhja
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.
Bëhet e ditur se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani.
Aksident në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00.
Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61-vjeç, ish-Kryetar i Komunës, Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rëndë të Dalanit.
Pas transportimit në Spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarinë e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumështin nga fermerët.