
Aksident në Shkodër, vdes 25-vjeçari
18 mars 2025
| 12:12
Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Bërdicë.
“A2 CNN” ka mësuar se një person me motor është përplasur me një automjet në aksin Shkodër-Velipojë në Bërdicë.
Viktimë e këtij aksidenti është 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.
Automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.