Aksident në Shqipëri, vdes një pasagjere dhe lëndohen dy ngasës të veturave

11 shkurt 2024 | 14:25

Një pasagjere ka mbetur e vdekur, dhe ngasësit e dy veturave janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Memaliaj-Krahës të Gjirokastrës.

Sipas policisë shqiptare, tri automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, rreth orës 11:45, këtë të diel.

Të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë, raporton “Tvklan.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zyrtarë evropianë kritikuan Donald Trumpin të dielën pas komenteve…