​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

30 mars 2025 | 12:45

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku dyshohet se ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kulla e Krivovës”, në drejtimin nga Peja për Prishtinë. Aty një veturë ka dal nga rruga duke përfunduar për disa metra në humnerë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se ka të lënduar në veturën e cila ka dal nga rruga.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Policinë po rata nuk kanë kthyer përgjigje deri tani./kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 1 prill të këtij viti, të gjitha bizneset…