Aksident në Tiranë, drejtuesi i veturës humb kontrollin dhe bie në lumin Lana
04 maj 2024
| 12:02
Siç bëjnë të ditur mediet në Shqipëri, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Lana.
Rreth orës 05:30, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.