![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9294.jpg)
Aksident në Vragoli të Prishtinës, të përfshirë një kamion një autobus e një makinë
13 maj 2023
| 17:02
Në fshatin Vragoli të Prishtinës ka ndodhur një aksident në mes të një autobusi e një kamioni. Xhami i parë i autobusit është thyer, në ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë e tipit “Audi”.
Në fotografitë e siguruara nga Express shihet që në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ambulanca.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur askidenti.