![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/policia.jpg)
Aksident në Vushtrri, katër persona dërgohen në spital
08 korrik 2020
| 22:01
Një aksident mes dy veturave në Vushtrri çoi në spital katër persona.
Ata morën tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave civile. Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”.