Aksident i rëndë hekurudhor, 10 të vdekur dhe 73 të plagosur
08 korrik 2018
| 21:20
Të paktën 10 persona raportohet se kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në Turqi, ndërsa 73 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Siç raportojnë mediat turke aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag.
Mësohet se pesë vagona të trenit të pasagjerëve kanë dalë nga shinat, si pasojë e reshjeve të shiut, duke sjellë edhe aksidentin tragjik.
Në lidhje me këtë aksident të rëndë është informuar edhe presidenti Erdogan, ndërsa ministri i Transporteve Ahmet Arslan shkoi në vendin ku ndodhi ngjarja.