Aksident te “Kroni i Mbretit”, rrokulliset një veturë

21 shtator 2023 | 18:45

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë te “Kroni i Mbretit”, konkretisht në Korroticë të Epërme.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar e rrokullisu jashtë rrugës.

Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky aksident.

Ndërkohë, teve1.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë rast, teve1.info do të ju mbajë të informuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku Urban ka njoftuar të enjten se do të ketë…