
Aksident me të lënduar të Fakulteti Teknik
22 prill 2018
| 17:07
Një aksident ndërmjet dy veturave ka lënë të lënduar disa persona tek udhëkryqi afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar fotografi në “Kosovapress”, policia është në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë bërë me dije se ka të lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.