Aksident trafiku në Bernicë, lëndohen disa perona (Foto)
Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturash në Bernicë të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Personi i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se janë duke i marrë të gjitha veprimet për lokalizimin e personit të dyshuar.
“Sot rreth orës 11:00 është raportuar për një aksident trafiku në Bernicë ku kanë qenë të përfshira katër vetura. Ka pasur raportime edhe për persona me lëndime trupore. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të dyshuar që ka shkaktuar aksidentin”, ka thënë Hoxha.