
Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona
13 maj 2021
| 16:41
Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e në aksidenti në trafik, i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.