Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

17 korrik 2021 | 21:10

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur tek liqeni i Badovcit, ku u ndeshën dy vetura. Mësohet se ka të lënduar.

Lajmi.net, ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet që një furgon ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shtuar kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi kosovar”Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, fatkeqësisht, nuk ka…