
Aksident trafiku në mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 4 persona bëhen për spital
20 shkurt 2022
| 18:22
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku janë përfshirë dy automjete.
“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”,tha ai.
Poashtu Borovci theksoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të cilat çuan deri tek aksidenti.