Aksident trafiku në Prishtinë, 2 persona dërgohen në Emergjencë

23 gusht 2020 | 13:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e trafikut afër Menzës së studentëve në Prishtinë kanë qenë të përfshira dy vetura dhe  ka pasur lëndime të lehta trupore.

Në njoftimin për medie, policia ka treguar se nga ky aksident 2 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK.

“Sot rreth orës 10:35 te semaforët afër menzës së studentëve në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Ndihmë mjekësore nga ky aksident raportohet se kanë kërkuar 2 persona dhe pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencën e QKUK-së janë liruar për në shtëpi”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BDI më në fund publikoi edhe emrin e ministrit të…