Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona
09 korrik 2021
| 20:09
Sot rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti“, tha Borovci.