Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

19 dhjetor 2022 | 20:18

Tre persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në trafik.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” shënoi edicionin e 15-të…