Aksident trafiku në Shkodër, humb jetën një 38-vjeçar

09 dhjetor 2022 | 07:12

Një aksident trafiku ka ndodhur në Shkodër, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 38-vjeçar.

Sipas policisë viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, raporton Top Channel.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, 38-vjeçar ka vdekur rrugës për në spital.

“Shkodër: Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë…