Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen tre persona

10 korrik 2022 | 14:47

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në Vranidoll të Prishtinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Njësitet kompetente policore u janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në aksident dhe janë ndërmarrë veprimet e tjera të nevojshme”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë pësuar lëndime, pas një aksidenti trafiku në…