![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/LAJMI-FUNDIT-scaled.jpg)
Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë shqiptarë
18 korrik 2023
| 20:11
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e pesë shtetasve nga Shqipëria.
Mësohet se automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.
Për nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.