Aksident tragjik në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar, lë tre fëmijë jetim
30 dhjetor 2021
| 17:27
Një shqiptar në moshën 38-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën në Villafranca të Astit në Itali, ku 38-vjeçari i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Fiat Panda” është përplasur me një mjet tjetër.
Sipas informacioneve emri i viktimës është Klodian Tatani, babi i tre fëmijëve.
Ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
Dyshohet se në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme. Shkak për aksidentin është bërë mjeti tjetër që humbi kontrollin dhe u përplas kokë më kokë me makinën që drejtonte shqiptari.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e aksidentit.