Aksident tragjik në rrugët e Shqipërisë, tre të vdekur
01 maj 2018
| 16:20
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, duke lënë të vdekur tre persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Adriatik. Raportohet se automjeti është përmbysur në rrugë.
Policia shqiptare ka konfirmuar vdekjen e tre personave, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë se viktimat janë tre të rinj. (Top Channel)