Aksident tragjik në Suharekë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

02 tetor 2021 | 22:41

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident , rreth orës 21:32 minuta në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në dalje të Suharekës.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…