Aksident zingjiror në Abri të Epërme: Dhjetë persona të lënduar

02 maj 2022 | 18:11

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Abri të Epërme, shkruan Periskopi.

Në aksident janë përfshirë 5 vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”,tha Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa rajone në Irak u goditën nga një stuhi e…