Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit: Dyshohet për 3 viktima dhe 4 të plagosur

04 janar 2023 | 19:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur.

Aksident i katërfishtë ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore. Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë./TCH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke se kohën e lirë…