
Aksidentet me fatalitet në “Fahri Fazliu”, protestuesit bllokojnë rrugën (foto)
03 janar 2023
| 11:06
Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë, e kanë bllokuar rrugën “Fahri Fazliu” në shenjë proteste ndaj aksidenteve rrugore që po përfundojnë me fatalitet.
Protestuesit kanë fjaluar Komunën e Prishtinës që nuk ka vendosur mjaftueshëm pengesa nëpër rrugë si masë parandaluese, si dhe Policinë e Kosovës për mungesë të patrullimeve.
Kujtojmë se në natën e Vitit të Ri, një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në rrugën “Fahri Fazliu”.