Aksidentet me pasoja fatale kanë shënuar rënie
27 mars 2018
| 12:33
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se aksidentet me pasoja fatale kanë shënuar rënie prej 24,54 për qind.
Ai po ashtu ka bërë me dije se numri i veprave penale në Kosovë ka shënuar rënie për 1.25 për qind.
“Kemi arritur të kemi një rënie të llojit të veprave penale, si lëndimet e rënda trupore për 4,5 për qind. Po ashtu vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie për 6,76 për qind”, ka thënë Maxhuni në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.