Aksidenti 1.1 milionë euro në Monako “pushton” rrjetin
Pamjet e një aksidenti rrugor të ndodhur jashtë “Hotel De Paris” në Monako, ku ndodhet edhe kazinoja e famshme “Monte Carlo”, kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të vlerës së makinave të përfshira.
Makinat e aksidentuara ishin një Bentley Azure (me vlerë rreth 400,000 dollarë), një Mercedes S Class (120,000 dollarë), një Ferrari F430 (230,000 dollarë), një Aston Martin Rapide (230,000 dollarë) dhe një Porsche 911 (130,000 dollarë), që të gjitha së bashku kapin vlerën e 1.1 milionë eurove.
Video e aksidentit është postuar në Instagram dhe duket se është shkaktuar nga shoferja femër e Bentley Azure.
Në të njëjtën video bien në sy përpjekjet e një polici trafiku për të vendosur rregull dhe që të largonte të gjithë ata që ishin mbledhur në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur.