Aksidenti i KFOR-it bëri që mbi 50 udhëtarë të humbasin fluturimin

03 nëntor 2018 | 22:10

Magjistralja Prishtinë –  Pejë rreth 3 orë ka mbetur e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në mes të një veture të KFOR-it dhe një civile mbi urën e Hencit rreth orës 17 e 30.

E gjithë kjo solli shumë probleme për qytetarët të cilët kishin planifikuar të udhëtonin nga Aeroporti Adem Jashari.

Mbi 50 udhëtarë nuk kanë mundur të arrijnë me kohë në Aeroport, duke bërë kështu që të iu ikë fluturimi.

Udhëtarët i janë ankuar kompanisë  “EasyJet”, pasi kishin paguar biletat për të udhëtar drejt Zvicrës.

Sipas tyre, kompania “EasyJet”,  nuk ka toleruar 5 minuta pritje që të bëhet “checkin”, duke bërë kështu që udhëtarët të mos fluturojnë për Zvicër.

Acarimet e udhëtarëve me punonjësit e kompanisë, ka bërë që të ndërhyjë policia.

“Disa minuta nuk keni pritur të bënim Check-in. Turp duhet me ju ardhë, marre nga kompania juaj”, ka thënë njëri nga udhëtarët, në bisedim me punonjësit e kompanisë EasyJet./Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Listës së politikanëve të vendit tonë që kanë uruar xhudistin,…