Aksidenti i rëndë në Qyshk, IPK: I dyshuari është zyrtar policor, goditi 23 vjeçaren me veturën e tij private

01 prill 2025 | 22:10

IPK-ja deklaron se është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK-ja menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

“Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Të njëjtit, me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Nga Inspektorati konfirmojnë se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Rrahman Paçarizi, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të LVV-së…